Guvernatori i zonës Kabarovsk të Lindjes së Largët të Rusisë, është arrestuar nën dyshimin se ka organizuar vrasje dhe përpjekje për vrasje.
Sipas komitetit hetues rus, Sergei Furgal u arrestua në lidhje me një hetim për çështje kundër një grupi të krimit të organizuar, të dyshuar për vrasje dhe sulm ndaj njerëzve të biznesit në zonat Kabarovsk dhe Amur në vitin 2004 dhe 2005.
Arrestimi u konfirmua nga shërbimi i shtypit i Furgalit.
“Guvernatori i rajonit të zonës Kabarov, Sergei Furgal, u arrestua këtë mëngjes në afërsi t[ shtëpisë së tij. Ai madje nuk kishte kohë … të emëronte një pasardhës në pozicionin e guvernatorit”, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp. /MIA