Rusëve u kthehet raketa në “bumerang”, bën një kthesë pas lëshimit e përplaset te trupat e që e lëshuan

Një video tronditëse tregon momentin kur një raketë e mbrojtjes ajrore ruse në rajonin e Luhansk  u kthye 180 gradë në ajër për t’u përplasur pothuajse në vendin e saktë nga ku u lëshua.

Videoja u raportua se u filmua në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë qytetit Alchevsk, rreth 88 kilometra në jug të Severodonetsk, ku luftimet më të ashpra kanë qenë të ndezura.

Raportet tregojnë se sistemi raketor i mbrojtjes ajrore – ndoshta një S300 – operohej nga separatistët pro-rusë ukrainas nga Republika Popullore e Luhanskut.

Shkaku i mosfunksionimit mbetet i paqartë, por disa spekulojnë se mund të jetë për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur.

Videoja tregon raketën duke krijuar një shpërthim të madh dhe duke reflektuar zonën me disa shkëndija, që mendohet se është shkaktuar nga shpërthimi i karburantit të raketës që nuk është shpenzuar në fluturimin e saj.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një zjarr shpërtheu nga vendi jo shumë larg ndërtesave të banimit. Nuk pati raportime për viktima të pësuar nga forcat ruse dhe separatiste në këtë aksident.

Videoja fillimisht u shpërnda në aplikacionin e mesazheve Telegram nga kanali “Face of War”, që ka postuar pamje të ngjashme që nga fillimi i konfliktit.

Ajo u shpërnda gjithashtu nga Rob Lee, anëtar i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, i shkroi në Twitter: “Kjo thuhet se është një video e një lansimi të dështuar të raketës së sistemit rus të mbrojtjes ajrore nga Alchevsk, Rajoni i Luhanskut”.

Lloji i saktë i sistemit SAM që shihet në pamje nuk është konfirmuar, megjithatë, një sistem raketor rus S-400 kushton rreth 300 milionë dollarë secili.

Nuk ka ende të dhëna për viktima nga shpërthimi.