Rusët shkatërruan depon ukrainase ku gjendeshin mostrat e mbi 160 mijë farave të bimëve

Një nga depot më të mëdha në botë të farave për specie të ndryshme bimore, e vendosur në Kharkov të Ukrainës, u shkatërrua gjatë sulmeve ruse, njoftoi shkencëtari kryesor i institutit, Sergei Avramenko.

Banka përmbante fara të më shumë se 160 mijë lloje farërash të bimëve dhe hibride të bimëve bujqësore nga e gjithë bota. Ndër farat e shkatërruara ka shembuj të farave që nuk ekzistojnë më askund tjetër në Evropë dhe botë.

Ruajtja dhe përdorimi efektiv i diversitetit gjenetik të bimëve për të siguruar mbrojtjen ushqimore, ekonomike, mjedisore, sociale dhe zhvillimin është një nga problemet më të rëndësishme për njerëzimin. Në Ukrainë, këto aktivitete në këtë drejtim filluan në fillim të shekullit të XX-të.

Pas shpalljes së pavarësisë së Ukrainës, në vitin 1992, Akademia e Shkencave Agrare nisi një iniciativë për të formuar Bankën Kombëtare Gjenetike të Bimëve të Ukrainës. Projekti përfshiu 28 institucione kërkimore shkencore dhe rezultoi në krijimin e Sistemit të Burimeve Gjenetike Bimore të Ukrainës.

Avaremko theksoi se farat ruhen në kushte të veçanta në mënyrë që gjeneratat e ardhshme t’i përdorin ato dhe se mostra të ndryshme janë porositur nga shkencëtarë nga e gjithë bota, përfshirë Rusinë, në mënyrë që të punojnë në zhvillimin e drithërave specifike për zona të përshtatshme klimatike.