Rusët po ikin nga Krimeja pasi Ukrainasit shkatërruan 9 aeroplanë dhe vranë “60 pilotë” në Krime dje

Pas disa shpërthimeve që kanë dridhur bazën ushtarake ruse në Saki në gadishullin e pushtuar, që është më shumë 200 kilometra nga linja e parë e frontit.

Një numër i madh pushuesish rus në Krime kanë vendosur të largohetn me të madhe nga Krimeja.

” alt=”” aria-hidden=”true” />
AEROPORTI “SAKI” NË KRIME PAS SHPËRTHIMEVE, FOTO “SKEMA”

Pamjet e postuara nga vet qytetarët rus tregonin ndryshe ama, siç ishte edhe eksodi i tyre sot nga plazhe.

Loading video

Mediat ukrainase kanë publikuar fotografi satelitore nga Novofedorivka në Krime, ku pretendohet se janë të disa orë para sulmit dhe shihet municioni i grumbulluar afër aeroplanëve të rreshtuar në pistë.

Autoritetet ruse kishin dalë me pretendime të tilla mohuese zakonisht, siç kishin bërë për luftanijen flamurtare Moskva, krenarinë e flotës ruse që u fundos në detin e Zi . Kishin gënjyer me ditë të tëra se po lundronte dhe ishte dëmtuar nga një aksident, por ishin videot e marinarëve rus që zbuluan pamje nga dëmi. Moskva ishte fundosur nga dy predha ukrainase që e goditën këtë super anije ruse që mendohej se i rezistonte sulmeve të tilla me lehtësi.