Rusët nuk heqin dorë nga Kharkiv, raportohen sërish sulme, deri më tani katër viktima

A man walks in front of a building damaged by recent shelling during Ukraine-Russia conflict in Kharkiv, Ukraine March 6, 2022. REUTERS/Oleksandr Lapshyn TPX IMAGES OF THE DAY

Forcat ruse kanë rinisur sërish sulmet në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, sipas guvernatorit rajonal, Oleh Synehubov.

Të paktën katër persona janë vrarë në qendër të qytetit, shkruan The Guardian.

Kujtojmë se qyteti ishte në shënjestër të sulmeve ruse në muajin e parë të luftës, e pas dështimit për ta marrë kontrollin e saj, forcat e Putinit u tërhoqën në Lindje. Tashmë, e gjithë ofensiva e ushtrisë armike është përqendruar në Donbas.