Rumania “rihapet” më 15 maj, ulen gjobat për shkelësit e kufizimeve

Rumania është e vendosur të zvogëlojë gjobat për njerëzit që shkelin kufizimet që kanë lidhje me koronavirusin, pasi këtë e miratoi edhe Gjykata Kushtetuese.

”Rregullorja në fuqi që nga 3 prilli, që përcaktonte shumën e gjobave deri në 4 476 dollarë, u shfuqizua dje, çka do të thotë se ajo tani nuk qëndron më”, thanë autoritetet.

Gjoba maksimale për individët do të ulet tashmë deri në katër herë.

Për personat juridikë, gjoba maksimale ishte deri në 20 000 dollarë.

Të ardhurat totale nga gjobat e lidhura me koronavirusin kohët e fundit ishin ekuivalente me rreth 130 milion dollarë.

Procedimet penale janë filluar në 538 raste që nga shpërthimi i pandemisë.

Hapja në Rumani fillon më 15 maj, por maska ​​do të jetë e detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe takimi në grupe do të jetë akoma i ndaluar.

Rumania ka deri tani 14 107 raste dhe 858 të vdekur nga koronavirusi.