Dhurata më e bukur për ditëlindje, Arbana dhe Eduarti po bëhen prindër

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen në të njëjtën datë, e kësaj radhe me një dhuratë shumë të veçantë.

Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër, lajmin e konfirmoi vet moderatorja me anë të një postimi, ku nuk mund t’i fsheh emocionet që ka.

“Urime ditëlindja për shpirtin tim binjak, shokun më të mirë dhe atë që ka zemrën time (i cili së shpejti do të bëhet baba) Të dua, Eduart Grishaj”, ishte urimi romantik i Arbanës.

Natyrisht se nuk ka dhuratë më të bukur për çiftin, në këtë ditë kur të dy festojnë në të njëjtën ditë ditëlindjen.

Për ndryshe, moderatorja është nëne edhe e një djali, Jonit, të cilin do ta bëjë me një vëlla ose motër.