Rumani – Kosovë, ndeshja rifillon për disa minuta, por me kushte

Kosova po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Sfida është ndërprerë për shkak të një transparenti të vendosur nga tifozët e Rumanisë ku shkruan “Kosova është Serbi”.

Përfaqësueset janë larguar nga fusha me vendim të gjyqtarëve.

UEFA me gjyqtarët po e mbajnë një takim e Klan Kosova nga vendi i ngjarjes raporton se ndeshja do të fillojë për pak minuta, por nëse përsëriten thirrjet ndaj Kosovës dhe shfaqen transparente, ndeshja do të suspendohet.

Tifozët e Rumanisë e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.