Rumani, dënime me burg për mosrespektim të masave për luftë kundër koronavirusit

Qeveria rumune ka vendosur masa të reja më rigoroze në luftën me koronavirusin.

Qeveria e Rumanisë vendosi t’i dënojë të gjithë të cilët nuk i respektojnë masat me dënim me burg prej tre viteve. Nëse ai që nuk i respekton masat dhe me sjelljen e tij infekton dikë, merr dënim me burg prej pesë vjet.

Për ata të cilët i kanë shkelur masat e Qeverisë, ndërsa me sjelljen e tyre kanë shkaktuar vdekje të personit tjetër marrin dënim me burg prej 15 vjet.

“Nuk mund ta pranojmë këtë që njerëzit e pandërgjegjshëm shëtitën dhe infektojnë të tjerë” deklaroi kryeministri rumun.

Qeveria e Rumanisë i bëri thirrje diasporës së vet, e cila numëron rreth katër milionë njerëz, të mos kthehet në vend.

Në Rumani për momentin ka 230 të infektuar, ndërsa rreth 3.800 ndodhen në karantinë.