Ruiz rezulton pozitiv me COVID-19

Mesfushori spanjoll që është i pazëvendësueshëm në formacionin e Luciano Spallettit është futbollisti i radhës që ka dal pozitiv, edhe pse është vaksinuar, shkruan lajmi.net.

Napoli ka konfirmuar se lojtari nuk ka simptoma dhe që është vetë izoluar në shtëpi.

“Fabian Ruiz ka dal pozitiv me COVID-19 pasi u testua në Spanjë. Mesfushori, që është vaksinuar, është pa simptoma dhe i vetë izoluar në shtëpi”, shkroi klubi në komunikatë./Lajmi.net/