Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se zyrtarët amerikanë po marrin mendime mbi një rezolutë të mundshme të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare për të autorizuar një forcë shumëkombëshe në Gaza dhe do ta diskutojnë këtë çështje në Katar të dielën.
Rubio se kanë një ekip të gjerë që janë duke punuar për projektin në fjalë.
“Shumë nga vendet që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në një nivel të caktuar – qoftë financiar apo personel, ose të dyja – do të kenë nevojë për këtë (një rezolutë të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare) sepse ligjet e tyre të brendshme e kërkojnë këtë”, u tha Rubio gazetarëve që udhëtonin me aeroplanin e tij midis Izraelit dhe Katarit, gjatë rrugës për në Azi.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump dëshiron që shtetet arabe të kontribuojnë me fonde dhe trupa për një forcë shumëkombëshe për të ruajtur paqen në Gaza.
Izraeli e ka hedhur poshtë idenë e pjesëmarrjes së trupave turke, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv




