Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku pala mbrojtëse ka filluar me paraqitjen e dëshmitarëve.Si dëshmitar i mbrojtjes në sallën e gjykimit është duke dhënë dëshminë e tij James Rubin, ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane dhe një njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë viteve të luftës (1998–1999).
Gjatë dëshmisë së tij Rubin tregoi se në qershor të vitit 1999 ishte kthyer në Kosovë për shkak të negociatave për demitarilizimin e UÇK-së.“Zonja Allbright më tha që duhet të shkoj në Kosovë dhe të sigurohem që Thaçi të nënshkruaj marrëveshjen. Gjatë kohës sa kemi diskutuar për demitalirizimin e UÇK-së nuk kam qëndruar në Kosovë por në një hotel në Shkup dhe nga aty çdo ditë më dërgonin me veturë për tu takuar në mal me Thaçin, ishte fundi i qershorit 1999”, tha Rubin.
Ai theksoi se Thaçi nuk kishte kompetenca e as nuk ishte përgjegjës për vendimet brenda UÇK-së.“Nuk e kishte aftësinë e as kompetencës që të merrte vendime për UÇK-në. Kishte më shumë rolin e ministrit të punëve të jashtme, ishte fytyra e UÇK-së”, u shpreh Rubin.
Kosovë-Shqipëri Rubin: UÇK-në e udhëhoqën komandantët, jo Thaçi – ai nuk kishte kompetenca