Të premten, Kina bëri thirrje për ruajtjen e armëpushimit për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se dialogu dhe diplomacia mbeten e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit.
Duke folur në një mbledhje të hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen bërthamore të Iranit, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Sun Lei tha se tensionet në rajon u lehtësuan përkohësisht pasi ShBA-ja dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, por pas kësaj situata e armëpushimit u përball me pengesa dhe perspektiva për negociatat mbetet e ndërlikuar.
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të heqin pengesat, të shmangin përdorimin e forcës ose kërcënimin për përdorimin e forcës dhe të zbatojnë rezultatet e Memorandumit të Mirëkuptimit, tha Sun Lei. Ai gjithashtu u kërkoi palëve të ndryshme të arrijnë një zgjidhje që trajton shqetësimet e të gjithëve, duke hequr sa më parë sanksionet kundër Iranit dhe duke arritur përparim në zgjidhjen politike.



