Rrugët e Italisë të mbushura me njerëz për herë të parë pas nëntë javësh izolim (FOTO)

Italianët mbushën  përsëri rrugët sot ndërsa vendi doli nga bllokimi më i gjatë në Evropë dhe hyri në ‘fazën e dytë’ të krizës së koronavirusit.

Në Venecia, ku rrugët e zbrazëta dhe rrugicat ishin një simbol i hershëm i krizës në Evropë, Sheshi i Shën Markut ishte plot me njerëz përsëri sot ndërsa tregtarët vendas u mblodhën në shesh.

27980354-8283743-image-a-23_1588591587606

Trenat dhe platformat ishin sërish plot e përplot në Milano me më shumë se katër milion njerëz që pritet të kthehen të punojnë në fabrika dhe vendet e ndërtimit, ndërsa të tjerët mund të ushtrojnë stërvitje nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë pas shumë javësh.

Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por disa fotografi treguan se nuk po zbatohej rreptësisht.

27982330-8283743-image-a-38_158859573491527981474-8283743-image-a-34_158859409679827975864-8283743-image-a-47_158858258005127975030-8283743-image-a-41_158858136512927972232-8283743-GREECE_Passengers_wearing_masks_walk_through_a_ticket_barrier_at-a-34_1588581023362

Te lidhura