Filipçe: Komisioni do të propozojë nëse dhe kur do të ketë kushte për zgjedhje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe hodhi poshtë të gjitha informacionet se vendimet dhe masat e Qeverisë janë marrë me presione politike dhe për të mbrojtur interesa të caktuara politike. Filipçe deklaroi se Komisioni për sëmundje ngjitëse do të propozojë se kur është koha e përshtatshme për zgjedhje dhe nën çfarë masash mbrojtjeje duhet të zbatohen ato.

Në dy-tre muajt e fundit sa zgjat kriza, asnjë vendim nuk është sjellë nën asnjë lloj presioni politik dhe për asnjë lloj interesi politik. Kjo do të mbetet kështu edhe më tej dhe ne nuk do të heqim dorë nga kjo. Komisioni për sëmundje ngjitëse, në bazë të njohurive të tij, analizave, do të propozojë se a ka dhe kur do të ketë kushte për mbajtjen e sigurt të zgjedhjeve. Gjithashtu, dua të theksoj një gjë tjetër shumë të rëndësishme se kurdo që të mbahen zgjedhjet, ata do të duhet të zbatohen me një protokoll më të rreptë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ai protokoll, po ashtu, do të përpunohet nga Komisioni sepse nuk do të lejojmë asnjë lloj organizimi i cili do të mund ta rrezikojë menaxhimin e suksesshëm të kësaj krize shëndetësore- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.