Rrugë e mbarë për në Hagë

Sulejman Mehazi

I nderuar kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, sipas veprave të bëra që nga fillimi i viteve 1980, jemi të vegjël për të ju kritikuar e sharë, po detyra e opinioneve është për t’ju kritikuar, përmirësuar e rritur BDI-ja juaj. Argumenti i punës suaj kombëtare është edhe ftesa e Gjykatës Speciale të Hagës për të argumentuar luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. Ju edhe këtu do dilni fitimtar duke e shpëtuar UÇK-në nga njollat e zeza armiqësore.
Rrugë të mbarë për në Hagë dhe qofshi faqebardhë, megjithatë, mos harroni se sa më shumë që të fitoni aq më shumë ne do ju kritikojmë, kritikat ju bëjne mirë, ju ndihmojnë për të qenë më të fortë e fitimtarë.
Ri shtrembër e fol drejt!