Rruga për në Spitalin “Kozle” pa zgjidhje!

Në prag të zgjedhjeve lokale, kryeministri Zaev dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov, vazhdimisht janë në terren për të promovuar punime dhe ndërtime. (pamje nga kornika e Jocos dje)

Por Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Karposhit asesi ta rikonstruojnë rrugën që të çon te spitali i fëmijëve “Kozle”. E njëjta është vështirë e kalueshme, me gropa e me kalldrëm të thyer.

TV21 për dy vjet ka raportuar për këtë rrugë, ndërsa pergjigjet që ka marrë kanë qenë se për shkak motit të lig punimet po prolongohen. Të njëjtën deklaratë kryetari i Karposhit Stefan Bogoev e ka përsëritur disa herë. Kësaj radhe zgjidhjen e problemit duke tundur kokën e pohoi edhe Petre Shilegov.

“Domethënë kemi bashkëpunim dhe marrëveshje ndërkomunale me Qytetin e Shkupit dhe mendoj se shumë shpejt do të fillojënë punimet. Për sa kohë? Mendoj se njëherë do të ketë tender normalisht, dhe pastaj do të nis procedura. Sezonin i ndërtimit ka nisur në këtë periudhë, në maj, pra presim që këtë verë të jetë plotësisht e përfunduar”, tha Stefan Bogoev – Kryetar i Karposhit.

Të njëjtën arsye Bogoev e dha edhe vitin e kaluar por edhe para dy vitesh.

“Shpresoj që kur do të bëhen kushtet, do të mund edhe ajo të rikonstruohet.

Duke pasur parasysh edhe po na diktojnë edhe kushtet e motit”, deklaroi kryetari i Karposhit, Stefan Bogoev.

“Tani me ardhjen e pranverës dhe ngritjen e temperaturës së ajrit, na mundësohet që shpejtë, nuk dua të tingëllojë keq, por le të themi se në muajin qershor më së fundi do të përfundojë”, u shpreh Stefan Bogoev – Kryetar i Karposhit.

Ndryshe kjo rrugë është mjaftë e frekuentuar, pasiqë rreth 100 fëmijë në ditë kontrollohen në Spitalin për sëmundje të mushkërive për fëmijë Kozle.

E kjo rrugë për të cilin u premtua gati 3 vjet, është vetëm rreth 500 metra e gjatë.