Rruga Mateç-Ropalcë në gjendje të mjeruar

Rruga Mateç Ropalcë vazhdon të jetë të gjendje të mjerueshme, banërët me shpres për asfaltim e saj.

Me një mjet pune duke u munduar të rrafshoj tokën me plot gropa, baltë dhe  lagështi, kështu e takuam një të moshuar nga fshati Mateç i komunës së Likovës për të cilin një vprim i tillë është i vazhdueshëm. Ai  shprehet optimist  që në pranverë asfalltimi i rrugës Mateç-Ropalcë të realizohet.

“Shpesh i bie andej nga Vishtica, në atë anë këtë anë nuk mundem t`ë kaloj, prej Ropalcë e andej është në rregull në këtë anë e kanë shkatërruar, fjala që ta pregadisin ama nuk kanë pasur mundësi, zuri dimri dhe për atë shkak. Presim prej pranvere t`a pregadisin, ashtu ka thënë komuna, sa është e vendosur nuk e di”

Ndërsa, ato që kalojnë me vetura për tv Klan M thonë se nuk janë të befasuar nga gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut duke apeluar për rregullimin e të njejtëve.

“Është pak siç e shihni edhe vet, por në gjithë Maqedoninë është kështu. Ashtu është, por me siguri duhet një pamje të ketë si fshat si kalimtarët për të kalu edhe  veturat duhet të ketë”.

 Për gjendjen aktuale të kësaj rruge, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, për tv KlanM thotë se ndërtimi është në kompetenca të Ndërrmarjes Publike të Rrugëve Shtetërore dhe pret që pas dy muajve të përfundojnë punimet.

Erkan Arifi

“Sa i përket aksit rrugor të rrugës regjionale Ropalcë – Mateç, në gjatësi prej 3.6km, është një projekt i shumë pritur për banorët e komunës tonë. Ky projekt është kompetenc e ndërmarrjes publike të lartëpërmendur, mirëpo ne jemi në kordinim të vazhdueshëm me të gjitha palët e angazhuara me qëllimin e vetëm, që ky projekt të realizohet në përputhje me të gjitha standardet dhe brenda afatit kohor “.

Arifi, rikujtoi që ndërtimi i rrugës Ropalcë – Mateç, filloi në fund të muajit prill të vitit 2021 dhe në bazë marrëveshjes në mes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore punimet duhet të kryhen në afat prej 12 muajve. /KlanMacedonia/