Shkruan: Çun Lajçi
Besoj e dua të besoj se Enver Hoxhës i takonte dikur ta mbronte popullin kosovarë (në mos edhe Kosovën), por s’besoj e s’dua ta besoj as sot as nesër se Edi Ramës, (apo cilit do tjetër), i takon me folë mbas shpine për Kosovën, si n’kohën e Xhaxhit, tue injorua Presidentën e Kryeministrin kosovar!
Të flet ai apo cili do tjetër e të shkruej letra kofidenciale, thua se Kosova asht po ajo Krahina, – për të cilën Xhaxhi Enver thoshte; – mos ma prekni Kosovën se e preki pullën e kuqe, asht jo vetëm tradhëti, po interes i çmendun politik i njeriut që s’ia sheh fundin budallakisë së vet!
Nuk dua me përça as ty me t’ofendua, por ta luash Mbretin e Shqipnisë, e t’flasësh her për Dik Martin, her për Hagën e her për Veriun tonë e t’bash pazare me “drafte asociacioni”, thuase Kosova s’ka “hoxhë me ia knua letrat” por u dashka nji Edvin, (që Tirana po e quen të çmendun), me shkrua e me lexua, e me ba pazar me Veriun, kjo asht ma shumë se shumë!
Të flasësh për Kosovën e tu shkruash letra Kancelarive, pa u konsulltua me Albin Kurtin, asht jo vetëm tradhëti ndaj Kosovës po edhe poshtrim fundamental ndaj Shqipnisë!
Mos ia nënçmo moshën! Mos e nënçmo urtinë e tij, se ate, m’duket e ka marrë nga Ibrahimi. Ai injorimet i mbyste me buzëqeshje! Këte po e ban edhe Albini, por jo nga mos dia. Jo nga mos guximi! Jo nga tradhëtia! Jo nga interesi e pasunia ku Ju keni sharrua deri n’fyt!
Rrudhe dorën Edi Rama e shkurtoje hapin, se ato shallëvaret e zeza që po i veshë jo rrallë, të mbushën rriçna me ba me hy ndër dele e me marrë kumonën e ogiçit pa e pyet çobanin!
– Paske harrua, se kur na merr malli për Shqipninë, edhe Kosovën me male e zbresim në Vlonë!
Kosova ka gjithçka ma shumë se ti e mendët tua firajë!
13.06.2023




