Rrogë shtesë për rreth 5000 policë

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka bërë të ditur se rreth 5000 zyrtar policor do të marrin bonuse rrogë.
“Për herë të parë u mundësojmë zyrtarëve policor që të realizojnë të drejtën e tyre tu paguhet shtesë përpos shtesës për rrogë edhe bonos në vlerë prej një rroge mesatare nëse kanë punuar mbi 150 orë nga koha e rregullt e punës dhe nëse nuk kanë munguar më shumë se 21 ditë në një vit. E kemi kthyer dinjitetin e zyrtarëve policor, i bëmë më të afërt me qytetarët”, ka shkruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski, përcjell SHENJA.