Rrjeti i shoqatave joqeveritnon sulmiare “Horizonti” dënon sulmin që i bëhet Logos A

Rrjeti i Shoqatave Joqeveritare “Horizonti” Kumanovë-Likovë, i përbërë nga 11 shoqata që veprojnë në fusha të ndryshme arsimore, kulturore, edukative e të tjera, reagon ndaj çdo sulmi që u bëhet vlerave kombëtare shqiptare, si librit, kulturës, gjuhës, e sidomos vatrave të kultivimit të librit shqip, siç janë shtëpitë botuese, që e kanë për veprimtari bazë ruajtjen dhe afirmimin e vlerave intelektuale shqiptare, siç është libri shqip në vendin tonë.

Nisur nga fakti që kohëve e fundit janë shfaqur tendenca nga qarqe të ndryshme për njollosjen e veprimtarisë botuese shqiptare, Horizonti” ngre zërin dhe deklaron se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të ndodhë nëpërkëmbja e vlerave librore, sepse kombi nuk matet me deklaratat pa kripë të politikanëve, por me librat që i boton.

Përdorimi i një gjuhe të urrejtjes dhe tejet tendencioze është e papranueshme për çdo çerdhe të kulturës, qoftë ajo Logos-A ose çdo shtëpi tjetër botuese që ka për qëllim ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kombëtare shqiptare. Prandaj Rrjeti i Shoqatave Joqeveritare “Horizonti” Kumanovë-Likovë pret që zërat e ngritur kundër kësaj shtëpie botuese të pushojnë dhe autorët e tyre të kërkojnë falje publike për fjalët e thëna, ndërsa mbetemi me shpresë se Logos-A do të vazhdojë të mbetet flamuri i botimit shqip në vendin tonë.