Rrjedhja e të dhënave të punësimit, Rama: Të merren në hetim të gjithë inspektorët që kanë qasje në sistem

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se duhet të ndodhë hetim urgjent i thellë lidhur me çështjen e rrjedhjes së të dhënave të punësimit.

Rama bëri të ditur se në bazë të vlerësimeve paraprake, kjo erdhi si pasojë e përfshirjes së brendshme të individëve të caktuar, njofton Klankosova.tv.

”Kjo kërkon hetim të thellë. Të merren në hetim të gjithë inspektorët që kanë akçes në sistem. Sepse ky është një sistem i hapur pune pë të gjithë ata që e akcesojnë. Këtu kemi të bëjmë me faktorin njerëzor”.

”Dua t’ju kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plotë të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe në ndërkohë dua ta nënvizoj qysh në fillim se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet”.

”Iu bëj thirrje organeve hetuesve, prokurorisë që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre. Dua të ndajë me publikun në këndvështrimin tim, se nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim vështirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që s’është e para”.

”Në analizat paraprake ngjan më shumë si ndërhyrje nga inflirtimi i brendshëm, jo nga inflirtimi i jashtëm, sic njihet i një sulmi kibernetik. Ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende, edhe me kapacitete shumë të larta të mbrojtjes kibernetike, që nga SHBA, Rusi, Britania, Kanadaja e me radhë. Kjo është një sfidë e re e kohës”.

”Sot qytetarët dëshirojnë me të drejtë të dijnë se sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre në sistemin tonë të ndërveprimit digjital, që në rastin konkret me sistemin e tatimeve, kemi të bëjmë me një program dhe një sistem digjital të krijuar më shumë sesa 8 vite më parë, me një kredi të butë të një vendi të BE-së dhe ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe të vendit tonë, që janë qysh në krye të herës si të thuash, administrator të këtij sistemi”.

”Duke qenë se sistemi është relativisht i vjetër, atëherë ky ekzpozim është më i lartë. AKSH ka hyrë në një fazë të re, duke filluar teknologjinë Block Chain – ku çdo gjë mbetet e regjistruar”.