Rritje për 13 për qind në aplikimet për azil në vendet e BE-së

Agjencia Eropiane për Mbështetjen e Azilit njoftoi se kërkesat për azil në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian u rritën me 13 për qind në 2019 në krahasim me një vit më parë. Në “Raportin vjetor të 2019-tës për Situatën e Azilit në BE” shkruan se kjo rritje ishte rritja e parë vjetore pas krizës së refugjatëve që shpërtheu në vitin 2015. Në vitin 2018 në BE aplikuan për azil 664 mijë e 480 persona ndërsa në vitin 2019 kjo shifër u rrit në 714 mijë e 200. Aplikimet më të shumta nga ishin Siria, Afganistani dhe Venezuela. Vendet anëtare të BE-së kanë dhënë përgjigje pozitive për 33 për qind të aplikimeve. Theksohet se 3 për qind të aplikimeve për azil e përbëjnë fëmijët e pashoqëruar, ku është shënuar rritje kryesisht nga vendet si Vietnami, Afganistani dhe Eritrea.