Itali, shërohen plotësisht 42 persona të prekur me virusin Korona

Në Itali bilanci i të infektuarve nga koronavisusi vazhdon të rrite duke e tejkaluar numrin me mbi 530 të prekur dhe 14 viktima. Por, nga ana tjetër sot janë shpallur 42 persona plotësisht të shëruar nga koronavirusi dhe janë lëshuar nga spitali për në shtëpi, raportojnë mediat italiane. Biles njëra nga të shëruarat nga koronavirusi gjatë daljes nga spitali tha se ky virus ka qenë më i lehtë për të sesa viruset e tjerë që ka kaluar, por ajo ka qëndruar në spital për të respektuar protokollin.

Ndërsa në botë rastet e të prekurve shënojnë rritje, përqindja më e lartë është në epiqendrën e vet virusit, Kinë, por po ashtu numri i të prekurve po rritet me shpejtësi edhe në Korenë e Jugut me 334 raste të reja me një total prej 1.595 të prekurish .