Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e qarkullimit në industri për 0.8 përqind, krahasuar me majin e kaluar, ndërsa ulje për 0.6 përqind në krahasim me prillin e këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimit në industri, totali gjatë muajit maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje tek Produktet kapitale për 5.3%, derisa rënie vërehet te Produktet intermediare, përveç energjisë për 0.7%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.9% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.5%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe e qarkullimit u regjistrua te prodhim i produkteve kompjuterike (30.6 %) dhe përpunimi i drurit dhe produkteve të drurit dhe tapës (26 përqind), ndërkohë rënie më e madhe u regjistrua te prodhim i lëkurës (28.1 përqind) dhe minierat dhe guroret (19.1 %).