Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e numrit të turistëve të huaj dhe vendor, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Përkundër rritjes së numrit, u regjistrua ulje e numrit të netëve të kaluara, transmeton Portalb.mk.
“Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është rritur për 6.2 %, ndërsa numri i netëve të kaluara është zvogëluar për 2.7 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin janar erdhën 32 715 turistë të huaj, apo 1 213 turistë më shumë se janari I kaluar, ndërkohë numri i netëve të kaluara ka shënuar rënie nga 61 411 net në 56 669 net.
“Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës në muajin janar të vitit 2026: nga Turqia 6 732, nga Serbia 3 563, nga Bullgaria 3 256 dhe nga Greqia 3 060”, raportoi Enti.





