Rritje e çmimeve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve te produktet industriale për 4.2 përqind, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin shkurt të vitit 2026 janë zmadhuar për 1.0% krahasuar me muajin paraprak dhe 4.2% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Te sektori  minierave dhe gurorë kemi rritje për 17.4 përqind, ndërsa të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar kemi rritje për 11 përqind.