Rritje drastike e derivateve të naftës në RMV

Dizeli do të rritet për 10 denarë, benzina për 5,5 denarë


Në orët e vona të pasdites Komisioni Rregullator i Energjisë ka shpallur çmimet e reja të derivateve, raporton KlanMacedonia.

Sipas vendimit të ri, nafta nga sonte në mesnatë do të shitet për 10 denarë më shumë. Çmimi i ri do të jetë 85,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 83,5 denarë.

Benzina do të rritet për 5,5 denarë, kurse çmimi i ri i mazutit do të jetë 54,3 denarë, që është një rritje prej rreth 5 denarë.

EUROSUPER BS – 95 89.50 (den/litër)
EUROSUPER BS – 98 91,50 (den/litër)
EURODIESEL BS (DE V) 85.50 (den/litër)
Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) 83.50 (den/litër)