Rritet shkalla e papunësisë në Francë për 9%

Shkalla e papunësisë në Francë është rritur në mënyrë drastike në tremujorin e fundit të vitit, duke arritur nëntë për qind, tregojnë të dhëna të fundit të Institutit Kombëtar për Studime Statistikore dhe Ekonomike – INSEE, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Gjatë periudhës së theksuar, numri absolut i të papunëve në Francë, sipas mënyrës së llogaritjes së Byrosë Ndërkombëtare për Punë, ka arritur 2,7 milionë persona, që paraqet më shumë se 628.000 të papunë.

Gjatë tremujorit, shkalla e papunësisë është rritur për 1,9 pikë, pasi në tremujorin paraprak ka rënë për 0,7 pikë. Ai është për 0,9 pikë mbi nivelin para krizës shëndetësore në tremujorin e katërt të vitit 2019.