Rritet sërish numri i të prekurve nga korovirusi në Itali, sot + 4 492

Trendi i rënies së të prekurve nga korovirusi në Itali sot u ndal. Nëse për 4 ditë rresht numri i të prekurve në Itali kishte rënë, sot ai u rrit sërish me 4 492, ndërsa dje ishin regjistruar vetëm 3 492, duke arritur numrin e përgjithshëm në 62 013 të prekur. Ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetët 662 persona, dje kanë qenë 683, për një total prej 8 165, më i larti në botë deri më tani, ndjekin Kina dhe Spanja. Të shëruarit sot kanë qenë 999 persona për një total prej 10 361 persona të shëruar. Ndërsa numri total i personave që janë prekur nga koronavirusi në Itali është 80 539, edhe ky numër është më i larti në botë, ndjek gjithmonë Kina dhe Spanja.