Koronavirusi, Tedros Adhanom: Të merren urgjentisht masa për vendet e varfra

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom iu kërkoi liderëve botërore të marrin urgjentisht masa efikase derisa numri i të prekurve nga pandemia po arrin shifrat prej gjysmë milioni.
Kemi tejkaluar pandemi dhe kriza në të kaluarën. Do ta tejkalojmë edhe këtë. Por pyetja është se çfarë çmimi do të paguajmë. Veçmë kemi humbur mbi 16,000 jetë. E dimë se do të humbasim edhe më shumë, por se sa jetë më shumë do të humbasim varet nga vendimet dhe aksionet që do të marrim- deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom.