Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kroaci

Lëkundjet të cilat zgjatën të paktën 20 sekonda, në një thellësi prej 10 km i morën jetën një të miture në moshën 12 vjeçare dhe më vonë u njoftua se numri i viktimave shkoi në 5 në Kroaci, 4 prej tyre në qytetin e Glinës.
Ndërkohë të paktën 20 vetë u plagosën në Sisak, dy prej tyre gjenden në gjendje të rëndë.

Tërmeti në Kroaci u regjistrua në orën 12:19 dhe ishte 6.3 ballësh. Lëkundjet u ndien në të gjithë vendin, por edhe në Bosnjë Hercegovinë, Slloveni, Serbi dhe madje në Itali.