Rritet numri i viktimave në Itali, shërohen mbi 8 mijë persona brenda 24 orëve

Për ata që prisnin uljen e infektimeve, mund të themi se nuk ka ndodhur: kurba e infektimeve të reja rezervon rritje të re nga 1 075 në 1 444 raste në 24 orë në Itali.

Por, ajo që është më zhgënjyese është tendenca e numrit të vdekjeve, përsëri në rritje, me 369 vdekje, përkundër 236 të ditës së djeshme.

Lajmi i vetëm i mirë që vjen sot nga Italia është rritja në mënyrë eksponenciale e numrit të shëruarave, që shënoi rekordin prej 8 014 personash brenda një dite. Tashmë gati 7 000 persona më pak vuajnë aktualisht nga Covid, me 501 shtretër të çliruar në repartet normale dhe 94 të tjerë në kujdesin intensiv.