Rritet numri i të sëmurëve nga gripi, janë evidentuar 5.660 raste të reja në gjithë qytetet e vendit

Nga Instituti për shëndetësi publike informojnë se është gripi në vend është me intensitet të rritur me ç ‘rast janë evidentuar gjithsej 5.660 raste të reja të të sëmurëve nga gjithë qytetet e vendit, që paraqet rritje prej 74%. Në mënyrë laboratorike është konfirmuar prezenca e gripit të tipit A dhe B. Pjesa më e madhe e të sëmurave i përkasin moshën prej 15 deri më 64 vjeçe.

“Të gjithë indikatorët tregojnë për intensitet më të lartë të virusit të gripit. Për këtë periudhë të vitit, është e pritshme që të kemi trend rritës të të sëmurëve dhe ky trend do të vazhdojë javën ardhshme apo dy javët e ardhshme, pas çka presim të stabilizohet dhe të fillojë të ulet numri i rasteve të reja”, tha dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik.

Përndryshe, deri më tani janë regjistruar tre viktima nga gripi, ndër të cilët një vajzë 14 vjeçe dhe dy burra të moshës 50 dhe 85 vjeçe. Të tre nuk kanë qenë të vaksinuar.