Netanyahu: Mijëra shtëpi do të ndërtohen në Jeruzalem

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot se në Jeruzalemin Lindor do të ndërtohen mijëra shtëpi për banorët hebrenj.

Gjatë vizitës në në lagjen Har Homa, Netanyahu njoftoi se ishte miratuar ndërtimi i 4000 banesave. Njëmijë banesa për banorët arabë në qytetin palestinez Beit Safafa, dhe 3000 të tilla për banorët hebrenj në Givat Hamatos.

“E bëmë këtë përballë një kundërshtimi të fortë ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri. Do të ndërtojmë lagjen Givat Hamatos, ku kemi hequr të gjitha pengesat”, deklaroi kryeministri.

Njoftimi i Netanyahut, shënon një përmbysje të dukshme të planeve të diskutueshme të ndërtimit në Givat Hamatos në përgjigje të kritikës ndërkombëtare.