Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të adresohet para Parlamentit gjerman në përgjigjen e Qeverisë ndaj pandemisë të enjten në mëngjes, raporton Reuters.
Gjermania ka raportuar një rritje të infeksioneve dhe numrit të vdekjeve nga koronavirusi në ditët e fundit, sipas të dhënave të publikuar nga Universiteti Jonhns Hopkins.
Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rritën sot për 2,352 në 148,046. Gjermania ka shënuar një ditë të tretë radhazi të infeksioneve të reja të përshpejtuara.
Numri i vdekjeve të raportuara u rrit për 215 në 5,094, tregoi raporti. Rreth 3800 pacientë janë shëruar brenda 24 orëve të fundit.