Rritet numri i gjobave për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (03/04.03.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria Për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 636 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

MPB-ja në vazhdimësi bën thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.