Rritet numri i fatkeqësive në vendin e punës

Në Maqedoninë e Veriut, nuk ka siguri në vendet e punës. Ligji për mbrojtje dhe siguri në punë edhe pas 12 viteve nuk e ka dhënë efektin e pritur. Numri i vdekjeve nga viti në vit shënon rritje. Duhet të ketë zgjidhje të re ligjore, të përmirësohet vetëdija dhe të mbahet dialog social, u tha në tribunën për “sigurinë dhe shëndetin në punë”

Maqedonia nuk është vend i sigurt për punë, edhe më tej është shtet ku vendi i punës është objekt i marrëveshjes dhe i kompromiseve aty ku nuk duhet të bëhen. Nëse vëreni, mesatarisht çdo javë një person humb jetën në vendin e punës dhe këtu nuk flas për personat e sëmurë në punë”-tha Milan Petkovski, kryetar i Shoqatës për mbrojtje në punë.

Sipas Organizatës së punëdhënësve, çdo miratim i zgjidhjes ligjore pa zbatimin e saj të vërtetë, nuk do të japë rezultat në këtë fushë.

Është më se e qartë që për këto 12 vite ligji nuk i dha rezultatet e duhura sepse numri i të lënduarve dhe rasteve të vdekjes nuk është ulur. Ligji funksionon 12 vite sepse i njëjti u bë formalitet i rëndomtë i një procedure prej një ton letre, që tregon se punëdhënësi i ka përmbushur këto obligime ligjore kurse letra qëndron në sirtar”-theksoi Angell Dimitrov, kryetar i Organizatës së punëdhënësve.

Raporti i fundit i Shoqatës për mbrojtje në punë, tregon që në vitin 2018 kanë ndodhur 124 fatkeqësi, prej të cilave 33 fatale. Ndërtimtaria është profesioni më i pasigurt në vend ku janë shënuar më shumë lëndime në punë. Nuk ka statistika për vitin 2019 nëse numri i fatkeqësive është rritur./Alsat