Mexhiti: Rriten kapacitetet mësimore në SH.F. “Ismail Qemali” në Çair (Foto)

Nga sot po nis ndërtimi i objektit shtesë të Sh.f.k. “Ismail Qemali” në Çair me kapacitet të 8 klasave mësimore, të shtrira në dy kate dhe me nyje sanitare, të gjitha me kushte bashkëkohore për fëmijët tanë të lagjeve të Çairit. Njoftimin e ka bërë të ditur nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Uroj që vatrat tona të dijes gjithmonë të jenë me kushte bashkëkohore dhe infrastrukrurë të mirë, si parakusht për arsim cilësor. Përgëzoj Kryetarin e Komunës Visar Ganiu për iniciativën dhe realizimin e të gjitha procedurave, si dhe donatorin Eftinija Impex për finansimin e projektit”, shkruan Mexhiti. Në vendosjen e gurthemelit të objektit shtesë së Sh.f.k. “Ismail Qemali” në Çair, ka marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe kryetari i komunës, Visar Ganiu./Gazeta LAJM