Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

A waiter takes a food order Saturday, July 18, 2020, in Burbank, Calif. The city of Burbank has closed off some streets in the downtown district to allow restaurants to expand their outdoor seating arrangements amid the Coronavirus pandemic. (AP Photo/Marcio Jose Sanchez)

Çmimet e shërbimeve hotelierike sivjet janë rritur për 2,7 për qind në krahasim me muajin e kaluar ndërsa në raport me marsin 2021 janë rritur për 7,1 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2022, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2022, është rritur për 2.7%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje u vërejt tek grupi Ushqim për 3.4%, Pije alkoolike për 1.0%, Pije joalkoolike për 1.1% dhe Netë të kaluara për 2.0%.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 7.1%.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 5.2%, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2021 është rritur për 3.4%.

/KlanMacedonia/