Rrihen mbështetësit dhe kundërshtarët e Erdoganit, hapen qendrat e votimit për turqit në Francë

Të hënën në Francë u raportuan disa përplasje mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Përleshjet shpërthyen në qendrat e votimit në qytetin jugor francez të Marsejës, ndërsa turqit që jetojnë jashtë vendit votuan në zgjedhjet kryesore në vend.

Katër oficerë policie thuhet se u lënduan duke u përpjekur të ndanin përkrahësit e udhëheqësit aktual Recep Tayyip Erdogan nga ata që e kundërshtojnë atë.

Përleshja e parë ka ndodhur rreth orës 14:30, ku si pasojë katër persona janë shtruar në spital, transmeton Telegrafi.

Policia më pas përdori gaz lotsjellës, kurse përleshjet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, pavarësisht pranisë së policisë dhe janë arrestuar dy persona.

Zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj, por komuniteti i madh turk që jeton jashtë Turqisë lejohet të votojë javë më parë.

Janë votat më domethënëse në vite që do të formësojë fatin politik të Turqisë.