Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus, ne 7 anëtarë në bord

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar me shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord, sipas kanalit televiziv shtetëror rus Vesti.

Raporti thotë se aeroplani ushtarak AN-22 është rrëzuar në rajonin e Ivanovos të Rusisë.

Nuk dihet nëse ka të mbijetuar në mesin e anëtarëve të bordit si dhe shkaku i rrëzimit.

Në anën tjetër, autoritetet ruse të sigurisë nuk kanë dhënë detaje nëse aeroplani ishte në ndonjë mision apo thjesht gjatë fluturimit rutinë.

Aeroplani, që besohet se i përket Ministrisë së Mbrojtjes, An-22 është fluturakja më e madhe me turbohelikë.