Rrëzohet një aeroplan në Pakistan, asnjë i mbijetuar

Një aeroplan me mbi 100 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karaçi të Pakistani, thanë zyrtarët e aviacionit.

Sipas Skynews, kreu i qytetit Karaçi ka deklaruar se nuk ka asnjë të mbijetuar.

“Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë se vendi i përplasjes ishte një zonë banimi në Karaçi, raporton BBC.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhë vetëm disa ditë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare.