Një aeroplan i Air India është rrëzuar në aeroportin e qytetit perëndimor të Indisë, Ahmedabad, raportuan kanalet televizive të enjten, pa specifikuar nëse ka viktima.
Avioni po shkonte për në Birmingham të Britanisë së Madhe, ka thënë një burim nga aviacioni për Reuters.
Rrëzimi ka ndodhur kur avioni po ngrihej, raportuan kanalet televizive. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregonin flakë dhe tym të zi që ngrihej në qiell pranë aeroportit.
Më shumë se 200 persona ishin në bordin e fluturimit, kanë thënë kanalet.
Pamjet tregonin gjithashtu njerëz që transportoheshin me barela dhe që merreshin me ambulanca.