Rrëzohet në Greqi avioni i nisur nga Serbia! Ishte me municione dhe materiale ushtarake, dyshohet se do shkonte në Rusi

Një avion është rrëzuar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën ”Filipus” në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.

Avioni i tipit Cargo me katër motorrë ishte nisur nga Serbia për Jordani me municione.

Avioni ishte nisur nga Nish. U rrëzua 35 milie në veri të aeroportit të Kavallës pasi kishte raportuar zjarr në një prej katër motorëve.

Avioni kishte udhëtuar për 1 orë e 12 minuta dhe në momentn e rrëzimit kishte shpejtësinë 202 km/h.

Në avion ndodheshin 8 persona,mes tyre ekuipazhi dhe ekspertët e dorëzimit të materialeve ushtarake. Nuk dihet nëse janë të gjithë serbë personat që udhëtonin në avion.

Burim i besueshëm në Ministrinë e Jashtme greke i tha Top Channel se ngarkesa nuk ishte e deklaruar si armatim ndaj dhe avioni nuk monitorohej me proçedura të veçanta që ndiqen në rastet e armatimeve.

Dyshohet se avioni transpotonte armatime tepër sekrete për të cilat qeveria e serbisë nuk kishte njoftuar as NATO-n dhe as fqinjët Maqedonia Veriore,Greqinë,Turqinë dhe Izraelin.

Dyshohet se ngarkesa kishte destion final Rusinë ku do të dërgohej nëpërmjet Jordanisë dhe pa rrezikuar Serbinë të akuzohej se armatos palën që kryen krime lufte në konfliktin me ukrainën.

Ai shpertheu në një distancë 1-5 km nga aeroporti i Kavallës. Rënia e avionit ka krijuar probleme me elektrifikimi e zonës në afërsi të vend-ngjarjes.

Në zonë dëgjohen shpërthime ndërsa zjarrëfikësit kanë ndaluar qarkullimin në një diametër 500 metra nga vendi i rrëzimit.

Ende nuk dihet fati i ekuipazhit, ndërsa në zonë po shkojnë emergjencat.