Rrëzohet në detin e Zi një avion rus Su-27

Një avion luftarak rus tip Su-24 ka dalë nga radari ndërsa ka qenë duke realizuar një fluturim të planifikuar mbi detin e Zi, 50 km larg brigjeve të Krimesë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Një avion luftarak tip Su-27 i Rusisë ka rënë në detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë përmes një komunikate ka njoftuar se avioni luftarak tip Su-27 ka dalë nga radari në orën 20.10 me orën lokale ndërsa ka qenë duke realizuar një fluturim të planifikuar mbi detin e Zi, 50 km larg brigjeve të Krimesë, dhe pas një minute nga kjo zonë është marrë sinjali i emergjencës.

“Ekipet e Zonës Ushtarake Jugore janë dërguar menjëherë në zonë për të kryer punimet e kërkim-shpëtimit. Sipas informacioneve të para, avioni ka rënë në det dhe kërkimet për të gjetur pilotin janë vështirësuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike”,- thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë.