Rrëzohet druri në Prishtinë, për pak ta zë kalimtarin

Një qytetar me emrin Fatmir Popova, në grupin “Prishtina Network” ka publikuar një fotografi të një dege lisi që është rrëzuar sot si pasojë e erërave në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.

Ai ka thënë se dega e rrëzuar për pak nuk e ka zënë një qytetar, kalimtar të rastësishëm në rrugë.

Për rrezikun, ai ka thënë se para një jave ishte njoftuar Komuna dhe ndërmarrjen “Hortikultura”, por nuk ëshë ndërmarrë asnjë masë preventive.

“Para një jave kemi kontaktuar Komunën e Prishtinës Hortikulturën për rrezikun nga lisat qe është në Rrugën Fehmi Agani, në fakt dolën inspektorët dhe i bënë një foto por asgjë më shumë. Sonte përpak sa nuk e zuri nje kalimtarë një pjesë e madhe e lisit që u thye nga era”, ka shkruar ai.