Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një avion me 98 persona në bord u rrëzua në Kazakistan.
Sipas autoriteteve, avioni i kompanisë “Bek Air” u ul menjëherë pasi nisjes nga aeroporti në Almaty duke u përplasur në një ndërtesë.
Të paktën 60 persona raportohen të plagosur, përfshirë fëmijë, të cilët u dërguan në spitalet më të afërta.
Fluturimi Z92100 ishte nisur nga qyteti më i madh i Kazakistanit, Almaty, për në kryeqytetin e këtij vendi Nur-Sultan që deri në fillim të këtij viti kishte emrin Astana.
Një reporter i “Reuters” që ishte afër vendit të ngjarjes tha se në zonën e përplasjes ka pasur mjegull por nuk dihet ende shkaku që çoi në aksidentin e tmerrshëm.
Autoritetet njoftuan se në avion ishin 93 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi.
Sipas listës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kazakistanit, në bordin e avionëve Fokker 100 ishin 85 të rritur, pesë fëmijë dhe tre foshnje.