Rrezikohet të shembet Diga në Negotinë

82 vjeçari Gjorgji Kamçev nga fshati Lipë të Komunes së Negotinës na dërgoi deri te Diga e Lipës për të parë se sa është rrezik për tu shembur kjo digë.

Ai thotë se edhe nëse shembet diga fshatrat përrreth e as banorët nuk do të jenë të rrezkuar.

Gjorgji Kamçev banor

Është turp të rënohet kjo digë. Duhet dikush të japë përgjegjësi, para dy viteve e kinse e kanë rinovuar por e prishën edhe më shumë.

Jovani është i vetmi banor i cili jeton në fshatin Lipë. Në shtëpitë tjera nuk banon askush. Ka disa villa të cilët vizitohen vetëm gjatë vikendeve. Ai ka alarmuar me vite autoritetet shtetërore se është dëmtuar diga.

Jovan Zhelov banor
Këtu mund të ndodh ktastrofë ekologjike. Mund të ndodhin dëme materiale. Ka mbi 500 gjedhë, ka tokë bujqësore. Nëse vjen deri te shembja do të jetë katastofë e madhe.

Kryetari i qendrës për menaxhim me kriza thotë që i kanë informuar të gjitha instituciinet kompetente për gjendjen e kësaj dige. Shpreson se në ditët në vazhdim Qeveria do të gjejë zgjidhje për rregullimin e kësaj dige.

Stojançe Angelov Kryetar i Shtabit për Menaxhim me Kriza

“Gjendja ëahtë shumë serioze. Një pjesë e digës e cila është e ndërtuar prej gurëve dhe prej aty rrjedh uji. Me kalimin e kohës këto vrima mund të zgjerohen dhe në këtë mënyrë ta rrezikojë të gjithë konstrukcionin e digës dhe në këtë mënyrë të vjen deri te shembja e një pjese të kësaj dige. 24

Diga e Lipes në Negotinë rrezikohet të rrënohet. Një pjesë veçmë është e dëmtuar rrjedh uj nga disa vende. Qendra për menxhim me kriza ka dal ne terren per të parë se si mund te sanohen dëmtimet.

/KlanMacedonia/