Rreth një orë pritet në kalimin kufitar “Tabanoc”

Rreth një orë pritet për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Arsyeja, siç informoi Lidhja Automote e Maqedonisë, është frekuenca e rritur e automjeteve.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk vërehen pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM ju bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.